Konflikte hierarkie në forcat ajrore të ushtrisë serbe

0

Konflikti brenda ushtrisë serbe vazhdon që nga rrëzimi i helikopterit në vitin e kaluar, ku gjetën vdekjen disa persona.

Ky konflikt ka filluar në mes të shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Nebojsha Dikoviq dhe kreut të Forcave Ajrore dhe atyre Kundërajrore të Serbisë (RV de PVO), Ranko Zhivak gjegjësisht Predrag Bandiq.

Akuzat e Dikoviqit ndaj këtyre dy gjeneralëve kanë të bëjnë me mungesën e përgjegjësisë së këtyre të fundit lidhur me rrëzimin e helikopterit.

Pas këtyre akuzave, gjenerali Bandiq ka urdhëruar ndalimin fluturimin e aeroplanëve dhe helikopterëve nga aeroporti ushtarak i Batajnicës, përderisa nuk u bëhet një kontrollë teknike.

Rezultati përfundimtar tregon se, për shkak të mos kontrollimit teknik, të gjitha fluturaket në Batajnicë janë të pa shfrytëzueshme.

Në anën tjetër, përmes një njoftimi,  Shtabi i Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, ka thënë se “pilotët e ushtrisë serbe bëjnë kontrolle të rregullta të fluturakeve të tyre”, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, askush nuk ka thënë deri më tani se pilotët serbë, kundërshtojnë të fluturojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here