Konfirmohet me fotografi prezenca e shtazës Rrëqebull në bjeshkët e Rugovës

0

Konfirmohet prezenca e rrëqebullit ballkanik në Bjeshkët e Nemuna, i cila është fotografuar nga organizata mjedisore ERA Group nga Peja. Kjo është realizuar pasi që kjo organizatë ka vendosur kamera të veçanta të quajtur “Kamera-kurth”, raporton KTV.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Kohavisonin, përfaqësuesit e organizatës ERA Group, tregojnë se që një kohë të gjatë janë duke punuar për sensibilizimin dhe rrezikshmërinë për të parandaluar zhdukjen e kësaj race.

“Sot e kemi marrë një lajm shumë të mirë dhe e kemi konfirmuar prezencën me fotografitë e bëra nga “kamerat – kurth”, që i kemi vendosur në Bjeshkët e Nemuna në Rugovë” ka thënë Bardh Sanaja nga organizata “ERA Group”, duke shtuar edhe apelin që kjo zonë të shpallet urgjentisht zonë strikte.

Terreni ku më së shumti mund të gjendet rrëqebulli është i kufizuar në Ballkanin jugperëndimor, kryesisht në zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e në veri të Malit të Zi, përfshirë edhe Kosovën.

“Për praninë e rrëqebullit në Bjeshkët e Rugovës kemi pasur informacione prej viti 1974, por konfirmim si ky nuk kemi pasur, dhe këtë sot e konfirmojmë shkencërisht e fizikisht se i përket gjinisë femërore dhe është specie që i përket trojeve tona, e jo prej trojeve të tjera. Nga sot mbarë Kosova duhet të jetë e gëzuar, për këtë konfirmim ka thënë, Fatos Lajçi për Kohavisonin.

“Nuk është që Maqedonia ka tendenca për ta përvetësuar, por ata kanë qenë të parët që e kanë vërtetuar prezencën e rrëqebullit evropian. Ne jemi shteti i tretë që e kemi vërtetuar me fotografi, më saktësisht në Bjeshkët e Rugovës” ka thënë Parsim Sanaja.

“Ia vlen të cekët që nuk janë vetëm dy muaj që është punuar për të konfirmuar prezencën e kësaj specie në trojet tona,por për këtë është punuar rreth 20 vjet, tash se fundmi 10 muaj na është dashur për të ndryshuar vendndodhjen e kamerave në disa anë.

Kjo kafshë ka më së shumti rëndësi biologjike prej kafshëve. Kisha apeluar tek institucionet tona që këtë specie që e kemi gjetur në Kosovë ta mbrojmë dhe të kthejmë kokën nga bota e egër shtazore” ka theksuar Bardh Sanaja për Kohavisionin .

Tutje përfaqësuesit e organizatës “Era Group” kanë bërë apel që institucionet tona të investojnë më shumë rreth ruajtjes së kësaj specieje

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here