Komuniteti rom në Kosovë sot feston “Ditën Rome”

0

Komuniteti rom në Kosovë sot ka festë. Përmes një njoftimi pubik është bërë më dije se sot ata sikur në pjesë të tjera të botës e festojnë 44 vjetorin e Kongresit Rom. Me rastin e kësaj feste sipas njoftimit romët me moton “Ne nuk ndryshojmë, ne jemi Rom dhe rom do të vdesim”, në Fushë Kosovë e pjesë të tjera të Kosovës sot do të zhvillohen disa aktivitete për të festuar 8 prillin, 44 vjetorin e Kongresit Rom. Ndër aktivitetet që janë planifikuar përveq disa aktiviteteve sportive, mandej aktiviteteve në art, muzikë, e kulturë, është paraparë edhe një protestë para Qeverisë së Kosovës.
Në njoftimin e shpërndarë për media thuhet se komuniteti Rom në gjithë botën që nga viti 1971 është duke manifestuar dhe kujtuar Kongresin e Parë Rom i cili është mbajtur me 08.04.1971 në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. “Në këtë kongres romët janë dalë me disa vendime si: Emrin të kemi ROM, 8 prilli të jetë DITA ROME dhe himni të jetë GELEM GELEM. Në këtë Kongres me 1971 ka marre pjesë edhe një Rom nga Kosova, Nysret Seharsoj nga Prizreni”, është bërë me dije aty.
“Me këtë datë Romët janë aktivizuar anekënd për të kërkuar të drejtat universale që i takon njerzimit dhe të jenë të barabartë me të gjith”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here