Komuniteti i çiklistëve të Prizrenit kërkon korsi për biçikleta

0

Në performansën publike “Vozit Biçikletë” të organizuar nga EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, të financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë, të shtunën kanë marrë pjesë dhjetëra çiklistë, të cilët me pedalimin nëpër qytet kanë adresuar në mënyrë publike kërkesën për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta në qytetin e Prizrenit.
Grumbullimi i çiklistëve ka nisur në sheshin përballë Xhamisë së Sinan Pashës, me ç’rast nga Ura e Arastës ka nisur edhe xhiroja që ka përshkruar rrugën unazore të qytetit. Policia e Kosovës ka asistuar në këtë aktivitet komunitetin e çiklistëve, që është përbërë nga grupmoshat e ndryshme.
Pas xhiros së plotë nëpër rrugën unazore të qytetit, çiklistët janë kthyer në Kej, ku edhe kanë nënshkruar peticionin për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta.
“Qyteti gjithëpërfshirës…” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit dhe paralelisht zhvillohet edhe procesi i avokimit dhe bashkëpunimit me komunën e Prizrenit dhe Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të siguruar përfshirjen e kërkesave të qytetarëve në planifikimin urban të qytetit.
Kërkesa për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta në qytetin e Prizrenit ka ardhur nga komuniteti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here