Komunisti Leon Trotsky, njeriu që e publikoi dokumentin për copëtimin e Shqipërisë

0

Më 7 janar 1929 Leon Trotsky dëbohet nga Rusia. Ai u prit nga qeveria e Turqisë dhe u vendos në ishullin e Prinkipo, ku punoi për të përfunduar autobiografinë e tij dhe historinë e Revolucionit Rus. Pas katër vjetësh në Turqi, Trocki shkoi në Francë, më pas në Norvegji dhe në vitin 1936 iu dha strehim politik në Meksikë. Ai u vendos familjarisht në një shtëpi në periferi të kryeqytetit Meksiko, ndërsa në mungesë u shpall fajtor për tradhti gjatë spastrimeve që Stalini ndërmorri ndaj armiqve të tij politikë. Trocki mbijetoi një sulm me armë automatike në shtëpinë e tij, por më 20 gusht 1940, u bë viktimë e një komunisti spanjoll, Ramon Mercader, i cili e plagosi rëndë me sëpatë. Trotski vdiq të nesërmen në spital. Nga shqiptarët, Leon Trocki duhet të kujtohet, pasi në vitin vitin 1917, si komisar për çështje të jashtme, gjeti në arkivat e Rusise cariste dokumentin e Traktatit të Fshehtë të Londrës nënshkruar në prill 1915, midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë për copëtimin e Shqipërisë. Dokumenti u bë publik, madje Austria e përktheu edhe në shqip, që çdo shqiptar të mund njihej me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here