Rahoveci, komuna më transparente më 2020

0
Me pjesëmarrjen në panel të Ministrit të Ministrisë së Pushtetit Lokal Z. Elbert Krasniqi, kryetarin e komunës së Rahovecit Z. Smaj Latifi, kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës Z. Imri Ahmeti, Z. Ismet Kryeziu nga KDI si dhe pjesëmarrjen e kryetarëve dhe zyrtarëve të tjerë komunal, sot është publikuar “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”.
Ky hulumtim pasqyron të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës, bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale si dhe bazuar në metodologjinë e Transparency International (TI) dhe në praktikat shumëvjeçare të KDI.
Bazuar në të gjeturat, top komunat me nivelin më të lartë në përpushjen e indikatorëve gjatë vitit 2020 janë: komuna e Rahovecit me 93.75%, Drenasit dhe Lipjanit me nga 91.67%, Gjakovës me 89.58% si dhe Mitrovicës së Jugut me 88.54%.
Pas shpalljes si më e mira të komunës që e udhëheqë, qytetarëve iou është drejtuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.
Ja adresimi i tij:
“Komuna e Rahovecit kampion i transparencës në Kosovë 🏆🥇
Të dashur qytetarë të Rahovecit,
Kam kënaqësinë e madhe të ju informoj se komuna jonë është shpallur kampione për transparencë duke u renditur në vendin e parë në mesin e 38 komunave të Kosovës!
Vlerësimi është bërë në kuadër të studimit “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”, i zbatuar nga konzerciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë”, i përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe nëntë organizata partnere. Për realizimin e studimit është përdorur metodologjia e organizatës së njohur ndërkombëtare Transparency International dhe praktikat shumëvjeçare të KDI-së.
Një nga zotimet tona kryesore ishte pikërisht transparenca dhe llogaridhënia para qytetarëve. Andaj, këtë çmim ua dedikoj juve, qytetarë të Rahovecit për bashkëpunimin shembullor për të mirën e përbashkët. Falënderim i veçantë për të gjithë punëtorët e komunës që me dedikimin e tyre në punë e fituan këtë çmim!
Urime të gjithëve dhe të fala nga Rahoveci, Kampioni i Transparencës 😉.
SL”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here