Komuna e Prishtinës i bën me banesa 12 familje që jetuan në kontejnerë

0

Dymbëdhjetë familje që kanë jetuar që nga pas lufta në kontejnerë të Fusha e Pajtimit në Prishtinë, janë larguar nga aty.

Këto familje Vitin e Ri do ta presin në banesa në të cilat do të vendosën nga sot dhe aty do të jetojnë deri sa të vendosen në banesa sociale.

Këto banesa për dy vjet do të subvencionohen nga komuna. Kështu kanë pohuar drejtues të komunës së Prishtinës, të cilët kishin dalë në teren për të ndjekur për së afërmi procesin e bartjes së këtyre familjeve.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia dhe drejtorin e Inspekcionit, Xhelal Sveçla, kanë garantuar këto familje se largimi nga këta kontejnerë është zgjidhja më e mirë./koha./net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here