Komuna e Malishevës ndihmoi fermerët me pajisje

0

Në kuadër të përkrahjes dhe investimeve në fushën e bujqësisë, Komuna e Malishevës, sot ka përkrahur edhe katërmbëdhjetë bujq, që merren me pemë dhe perime, me mjete konkretizuese për punët e tyre të përditshme në kultivimin e pemëve dhe perimeve. Mjetet konkretizuese, bujqve tanë, ju  kanë shpërndarë i pari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për bujqësi, Hajrullah Mazreku.

“Uroj që këto mjete pune, ti gëzoni. Qëllimi ynë është përkrahja për bujqit tanë, me aq sa kemi mundësi, në mënyrë që tregu ynë të jetë sa më shumë i mbuluar me prodhime vendore. Po ashtu, qëllim tjetër është edhe fakti që bujqësia është dega më e fuqishme ekonomike në kushtet tona, prandaj përkrahja jonë nuk do të mungoj në këtë drejtim dhe do të mundohemi që në vazhdimësi ti përkrahim bujqit”, tha kryetari Begaj.

Sipas drejtorit për bujqësi, në Komunën e Malishevës, z.Hajrullah Mazreku, “kjo përkrahje për bujqit, përkatësisht në sektorin e pemëve dhe perimeve, ka një shumë prej 9 919 €uro dhe këtu përfshihen katërmbëdhjetë përfitues. Këta kultivues të pemëve dhe perimeve janë përkrahur me shtatë përfitues me atomizer, pesë me motokultivator, një me plug pesë pjeshësh dhe një me pompë uji”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here