Komuna e Malishevës ndihmoi 285 familje në prag të Vitit të Ri

0

Komuna e Malishevës këtë fund vit, i ka ndihmuar 285 familje me pako ushqimore dhe higjienike. Ndihmat në prag të Vitit të Ri, janë tradicionale dhe Komuna e Malishevës, në vazhdimësi i përkrah këto familje, brenda kushteve me mundësive buxhetore.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku,  tha se “kësaj radhe janë ndihmuar 285 familje, me pako ushqimore dhe pako higjienike”. “Familjet përfituese janë 201 raste të rënda sociale, pastaj 74 familje të dëshmorëve dhe 10 familje të invalidëve të luftës”, tha nënkryetari Mazreku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here