Komuna e Malishevës e mbështetë financiarisht HANDIKOS-in edhe këtë vit

0

MALISHEVË, 21 JANAR – Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe koordinatorja e Qendrës së Rehabilitimit “Handikos” në Malishevë, Feride Hoxha, kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshje për vazhdimin e përkrahjes për këtë qendër rehabilituese, edhe për vitin 2015. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, shuma e përkrahjes për vitin 2015, është 22 mijë e 320 euro, për të gjitha shërbimet. Kryetari Begaj e ka vlerësuar këtë mbështetje si obligim qytetar e institucional, ndërkaq koordinatorja Hoxha ka thënë se pa mbështetjen financiare të komunës “Handikosi” nuk do të mund të funksiononte. Sipas njoftimit të bërë publik nga Zyra për Informim Publik e Komunës së Malishevës ndihma financiare e kësaj komune për “Handikos-in” bëhet tash e disa vjetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here