Komuna e Malishevës dhuroi 7 motokultivatorë për 7 fermerë

0

Komuna e Malishevës, ka vazhduar me përkrahjen për bujqësinë, përkatësisht për disa nga fermerët që posedojnë serra. Gjatë ditës së djeshme, drejtoria për bujqësi, i ka ndarë shtatë motokultivator, për shtatë pronar të serrave, me qëllim të ndihmës për rritjen e kapaciteteve kultivuese të perimeve dhe furnizimin e tregut me prodhime vendore.

“Unë uroj që këta motokultivator, ti shfrytëzoni në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që ta rritni kultivimin e perimeve në serrat tuaja. Qëllim i yni është rritja e prodhimit, përkatësisht kultivimit të perimeve, mbulimi sa më i madh i tregut me perime vendore, dhe kjo do të ndikoj jo vetëm në rritjen e kultivimit, por edhe në rritjen e numrit të të punësuarve”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në ceremoninë e ndarjes së këtyre mjeteve të punës për perimtarët malishevas.

“Angazhimi dhe përkrahja jonë për bujqit e komunës sonë, do të vazhdoj edhe në vitet në vijim, ashtu sikur i kemi përkrahur deri më tani, në rritjen e kapaciteteve, në këtë rast në kultivimin e perimeve”, u shpreh drejtori për bujqësi, Hajrullah Mazreku, duke premtuar vazhdimin e përkrahjes së bujqve. “Ne kemi për qëllim rritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat e bujqësisë dhe do të vazhdojmë me këtë përkrahje, pasi zhvillimi i bujqësisë, është njëri prej prioriteteve kryesore në qeverisjen tonë”, tha Mazreku.

Sipas njoftimeve nga vet fermerët në rrjetet sociale, ata është dashur të investiojnë 20 për qind për të përfituar një motokultivator.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here