Komuna e Ferizajt me Muze “të Kujtesës”

0

Gjatë seancës së dhjetë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, u diskutuan shumë qështje të rëndësishme dhe u morën vendime në interes të qytetarëve.
Një prej vendimeve të rëndësishme siq njofton kryetarja e Kuvendit, Kristina Gashi- Bytyçi është marrja e vendimit për themelimin e Muzeut të Kujtesës.

“Më në fund familjet e dëshmorëve po edhe veteranët do të kenë mundësi t’i ruajnë kujtimet dhe të prezentojnë vlerat e luftës duke ju ofruar qytetarëve të njohin të kaluarën e lavdishme të luftës së fundit të popullit tonë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” është shprehur ajo.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here