Kompania Germanwings propozon 25 mijë euro dëmshpërblim,familjarët kërkojnë 100 mijë

0

Familjet e personave që vdiqën në aksidentin ajror të Germanwings kanë refuzuar ofertën për dëmshpërblim prej 25 mijë euro për viktimë që u ka ofruar kompania.

Siç kanë thënë avokatët familjarët e viktimave kërkojnë nga 100 mijë euro.

Kompania Lufhansa, filiale e së cilës është Germanwings ka ofruar më 30 qershor nga 25 mijë euro për secilën viktimë të tragjedisë.

Disa ditë pas tragjedisë familjeve u është ofruar ndihmë prej 50 mijë euro për të hequr shpenzimet e varrimit.

Aeroplani Germanwings është rrëzuar në alpet francezë më 24 mars me 150 udhëtarë në të dhe anëtarët e ekuipazhit.

Tragjedinë e ka shkaktuar ndihmës piloti Andreas Lubitz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here