Komiteti për Arsim i KK të Malishevës nxjerrë disa rekomandime të rëndësishme

0
Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport i KK të Malishevës, i kryesuar nga Resim B Morina mbajti sot tryezën:„Përparësitë dhe të metat e zhvillimit të fushës së arsimit në Komunën e Malishevës”.
Në këtë tryezë u diskutua, lidhur me zhvillimet në arsim në Komunën e Malishevës.

Është hera e parë që u mbajt një tryezë e tillë. Diskutimet dhe opinionet ishin interesante dhe shumë të dobishme.
Pjesmarrës ishin njohës të kësaj fushe, Gani Gajraku, Januz Mazreku, Jusuf Bytyçi, përfaqësuesë të subjekteve politike, PDK, LDK, VV dhe përfaqësuesë të prindërve.
Mungonin organet qeverisëse, kryetari, drejtoritë përkatëse,  si dhe shumica e drejtorëve të shkollave.
Infrastruktura shkollore u veçua si anë pozitive në arsimin e Malishevës, edhe pse ndërtimi i kësaj infrastrukture u tha se po bartë përgjegjësi në mirëmbajtje. 
Rekomandime që dolën nga tryeza si nevojë për ndryshim ishin:
-të bëhet depolitizimi i shkollave
-të krijohet nje trup profesionale në mes të Komitetit -DA-së dhe kryetarit te komunës
-të krijohet një plan zhvillimi për arsim në komunën e Malishevës
-të krijohet një databazë me të dhëna nga fusha e arsimit
-të hartohen PZhSh nga nevojat e shkollave
-të bëhet në mënyrë publike dhe në bazë të meritokracisë zgjedhja e drejtorëve të shkollave
-të bëhet decentralizimi i buxhetit të shkollave
-të investohet në ngritjen e cilësisë
Kryesuesi i komitetit, Resim Morina ka theksuar se kjo rrugë e bashkëpunimit do të vazhdojë dhe do të mirren parasyesh të gjitha rekomandimet e dalura nga kjo tryezë dhe pas saj. Ai i ka falënderuar pjesëmarrësit për kontributin e dhënë në diskutime, si dhe Shkollën Profesionale “Kujtim Krasniqi ” për krijmin e kushteve të mira për mbajtjen e tryezës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here