Komiteti Olimpik i Kosovës: Ata që po hapin llogari në emër të kampioneve olimpike do të përballen me padi e pasoja

0
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi nuk kanë llogari të hapura në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram. Ky komitet ka tërhequr vërejtjen se ata që kanë hapur llogari në emër të tyre do të përballen me padi dhe pasoja.
Më poshtë gjeni adresimin e Komitetit Olimpik të Kosovës:
“Kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale.
Komiteti Olimpik i Kosovës ju njofton se asnjëra nga kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë llogari në Facebook dhe Instagram.
KOK njëkohësisht ua bënë me dije të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme, po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për media të ndryshme, se do të ngrejë padi për keqpërdorim të imazhit të xhudisteve tona.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here