Komisioni qeveritar rekomandon që falja e borxheve deri më 2008 të kushtëzohet

0

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është shqyrtuar dhe miratuar rekomandimi i Komisionit ekzekutiv për shqyrtimin e mundësive për faljen e borxheve të personave fizik dhe juridik, ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës. Sipas rekomandimit falja e borxheve ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës, deri me 31 dhjetor 2008, duhet të bëhet me ligj. Hartimi i projektligjit për faljen e borxheve të përfshihet në Programin Legjislativ për vitin 2015 dhe brenda tre muajsh të paraqitet për shqyrtim dhe miratim në Qeveri. Falja e borxheve në këtë periudhë deri më 31 dhjetor 2008 të jetë gjithëpërfshirëse. Komisioni qeveritar ka rekomanduar që falja e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008 të kushtëzohet me pagesën e plotë ose hyrjen në marrëveshje të personave fizik apo juridik me organet kompetente për pagesën e borxheve nga data 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014 dhe mundësia për të përfituar nga kjo falje të vlejë një vit nga data e hyrjes në fuqi e ligjit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here