Komisioni Qeveritar: Listat përfundimtare të veteranëve…publikohen gjatë këtij muaji

0

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifkimin e Statusit të Dëshmorit, Invalidit, Veteranit, Pjestarit apo të Internuarit të Luftës së UÇK-së ka bërë me dije sot se e ka filluar shqyrtimin e ankesave rreth këtij statusi. Kjo punë sipas një komunikate ka nisur dje me Zonën Operative të Llapit dhe gjatë këtyre ditëve do të vazhdojë me zonat tjera, sipas renditjes që janë publikuar në listat paraprake.

Komisioni sipas njoftimit parasheh që brenda periudhës sa më të shkurtër të përfundoj me të gjitha ankesat dhe gjatë këtij muaji, qershor, do të filloj me publikimin e listave përfundimtare.
“Me kapacitetet tona maksimale do të përpiqemi që sa më shpejt ta realizojmë qëllimin tuaj dhe tonin. Nuk ka nevojë për dyshime dhe as shqetësim sepse ky realizim ligjor do të jetë i përfunduar shumë shpejt. Pretendimet se do të dështojë ky proces janë vetëm propagandë sepse jemi në fazën përfundimtare”, është theksuar në komunikatë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here