Komisioni i Murat Mehës Haradinajt: “U solle si kapadai e hipokrit”

0

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror (KShShMKSh)

ka dënuar sjelljen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt ndaj drejtuesit të tij, Murat Mehës.

“Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror shpreh indinjatën e thellë për gjuhën fyese dhe denigruese të z. Hardinaj, që nuk përbën kulturën demokratike të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Komisioni refuzon të pranojë tentimet e z. Haradinaj i cili pa asnjë argument të ofruar për kufirin shtetëror te Republikës së Kosovës, por nëpërmjet akteve të tilla skandaloze, që janë për keqardhje dhe tentim për pengim në punën e komisionit që nuk i kanë hije një përfaqësuesit politik, të manipulojë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të keqpërdorë institucionet për nevoja të marketingut politik”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

“Sjellja hipokrite dhe prej kapadaiu i z. Haradinaj për të frikësuar komisionin bëhet edhe më e pështirë kur dihet se ai ka qenë pjesë e të gjitha proceseve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, përfshirë edhe Planin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit po bëhet demarkacioni me Malin e Zi. Ky demarkacion që është në përputhje të plotë me atë të vitit 1974, gjithashtu u prezantua edhe para Komisionit Parlamentar. Argumentimet në nivel shkencor janë në tavolinë për ata që dëshirojnë t’i shikojnë, ndërsa me atlase pedologjike të cilët shërbejnë për llojet dhe përbërjet e tokave nuk përcaktohet kufiri”, theksohet në këtë komunikatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here