Komisioni Evropian miraton MSA-në me Kosovën

0

Sot, sipas një njoftimi nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, Komisioni Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën “dhe konfirmoi rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.
Ditën e sotme, sipas të njëjtit njoftim kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, e ka cilësuar si ditë të shënuar “e cila konfirmon përkushtimin Kosovës për një rrugë të drejtë të cilën ajo është duke e ndjekur, të sigurt që ky kapitull i ri i historisë do të jetë udhërrëfyes drejt sukseseve të reja”.
“Dua t’i përgëzoj qytetarët e Kosovës, partneret tanë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces për një punë të mrekullueshme e cila është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë shtetëror dhe vizionit të qartë për të ardhmen. Rruga jonë është trasuar dhe tani duhet t’i përvishemi punës për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Do të jetë rrugë e gjatë, por unë jam më se i sigurt që bashkërisht do t’ia dalim”, ka theksuar kryeparlamentari Veseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here