Komisionerja serbe paralajmëron katastrofë humanitare në Preshevë, e brengosë më shumë kompromitimi eventual i Serbisë

0

Komisionerja serbe për Barazi, Brankica Jankovic permes  ALO-s u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve kompetente për të ndihmuar në parandalimin e një fatkeqësie humanitare në Luginën e Preshevës “në të cilin rast Serbia mund të komprometohet në arenën ndërkombëatre”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Ajo, ndër të tjera u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare dhe shtetërore, pushtetit lokal të Preshevës si dhe përfaqësuesëve të sektorit civil për t’iu përgjigjur urgjentisht dhe ndër të tjera të bëjnë gjithçka në furnizimin me energji elektrike në Preshevë.

Komisionerja Jankovic merret vesh se do të vizitojë Preshevën për shkak të situatës së vështirë në jug, ku në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë gjatë ditës kalojnë më shumë se 1000 emigrantë.

“Presheva po bëhet gradualisht një qytet i emigrantëve, përmes të cilave kalojnë mijëra burra, gra dhe fëmijëve të larguar nga zonat e shkatërruara nga lufta e Lindjes së Mesme, afrikane, duke kërkuar një jetë më të sigurt diku në Evropë”.

Prandaj, sipas zyrtares Jankovic ftohen qytetarët për të treguar solidaritet më të madh dhe të mos lejojnë që emigrantët të jenë viktima të diskriminimit dhe të mos u shkelen të drejtat themelore njerëzore.

Jankovic i ka dënuar “të gjithë ata të cilët, po mundohen te fitojnë nga këta të shkretë, emigrantëve pa kulm mbi kokë”.
Sipas raportve zyrtare për një muaj Presheva u bë “nikoqire” e 8 mijë emigrantëve nga Siria, Afganistani e vende të tjera. Më shumë se 3000 refugjatë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut kanë  aplikuar në stacionin e policisë në Preshevë katër ditët e fundit. Këta emigrante nga Afrika kërcënojnë Preshevën me sëmundjet e turberkulozit, zgjebës, sidës e sëmundje të tjera. Dyshohet edhe për Ebola. Ekipi i gazetarëve të “Presheva Jonë” i cili ishte në terren ka mësuar se gati asnjë nga këta emigrantë nuk e kanë bërë testin e Sidës.

Presheve

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here