KOMF konfirmon vdekjen e një fëmije 18 muajësh përgjatë rrugëtimit ilegal për në Hungari, kërkon nga institucionet veprime emërgjente

0

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF nga Prishtina, e ka konfirmuar lajmin tragjik të vdekjes së një fëmiu 18 muajsh nga fshati Begunc i Komunës së Vitisë i cili sipas informacioneve të publikuara ishte duke udhëtuar me familjen e tij ilegalisht për në Hungari. “Këtë lajm për KOMF e ka konfirmuar edhe vetë Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes telefonit”, ka njoftuar KOMF përmes një komunikate duke i shprehur ngushëllime familjes Mustafa nga Begunci për humbjen e rëndë. “Presim nga Ministria e punëve të jashtme të zbardh detajet rreth vdekjes së fëmiut. Lajmin e bënë akoma më tragjik fakti se fëmiu sipas informacioneve të publikuara, ka qenë duke udhëtuar me familje në mënyrë ilegale për në Hungari”, është theksuar në komunikatën e KOMF. “Janë pikërisht rreziqet për jetë, ato që KOMF e shtynë para një muaji që të kërkojë veprime emergjente të institucioneve publike për të menaxhuar me situatën e krijuar në vend. Fatkeqësisht nuk kemi parë asnjë veprim të këtyre të fundit në drejtim të përmbushjes së obligimit të tyre kushtetues dhe ligjor, në ndërkohë që Kosova po humb kapitalin kryesor të saj”, është vënë në pah më tutje. “Andaj, ftojmë edhe njëherë institucionet që të ndërmarrin veprime emergjente, për të parandaluar raste si këto. Mosveprimi i institucioneve për të ndaluar emigrimin ilegal dhe për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet që po iu kanosen është absolutisht i pafalshëm”, është përmbyllur komunikata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here