KOMF e shqetësuar për fëmijët që po emigrojnë me e pa familje

0

PRISHTINË, 4 SHKURT – “Bazuar në interesin më të mirë të fëmijës dhe duke pasur parasysh gjithmonë mirëqenien e tyre, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF, shprehet tejet i brengosur për mirëqenien e fëmijëve të cilët po emigrojnë ilegalisht”, është shprehur ky koalicion në një komunikatë të lëshuar sot. “KOMF thekson se emigrimi ilegal vë në rrezik jetën e fëmijëve. Emigrimi ilegal ka rreziqet e veta, përfshirë rrugëtimin jo të sigurt, temperaturat e ulëta të sezonit dimëror, qëndrimin e gjatë nëpër kampe”, ka tërhequr vëmendjen KOMF duke kërkuar nga instiutcionet publike, të mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe garantimin e mirëqenies së tyre, që të marrin masat urgjente për të parandaluar dhe menaxhuar situatën e krijuar. “Vetë statistikat e emigrimit të nxënësve të dhëna nga MASHT janë tejet alarmante. KOMF shprehet po ashtu i brengosur për rastet, të cilat janë raportuar në media, lidhur me emigrimin e fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit apo kujdestarët e tyre”, ka qenë një shqetësim tjetër i KOMF-it prej nga është kërkuar nga Policia kufitare që të kenë parasysh rastet e tilla. “Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të qytetarëve të Kosovës dhe po ashtu për të drejtën e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë, por, i lusim të gjithë prindërit që të mendojnë për rreziqet në të cilat mund të vihen fëmijët e tyre duke ndjekur rrugën e emigrimit ilegal”, është theksuar në komunikatën e KOMF-it të nënshkruar nga zyrtarja për informim Leonora Aliu. “Kosova po humb kapitalin kryesor të vendit, andaj i bëjmë thirrje institucioneve që të marrin masa në mënyrë emergjente për situatën e krijuar”, është përmbyllur komunikata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here