Komediani arab e lufton me humor ekstremizmin e ISIS-it

0

Ekipi i aktorëve të serialit “Selfie` i krijuar nga komediani nga Arabia Saudite, Nasser Al Qasabi po e sulmon ekstremizmin e ISIS me humor.

Shumë armë po përdoren kundër grupit terrorist ISIS – armë konvencionale, sulme ajrore dhe milicia Shia e mbështetur nga Irani në mesin e tyre.

Tani, një komedian në Arabinë Saudite ka shtuar edhe një armë kundër tyre : humorin. Humori nuk është gjëja e parë që të vjen ndërmend kur bëhet fjalë për grupin ekstremist ISIS, një grup ky që është i njohur për dhunim të masës dhe torturë, dhe për postimin e video-ve te anëtarëve të tyre duke ju dhënë flaken pengë marrësve ose duke ju hequr kokat.

Por në këtë përleshje komediani arab Nasser Al Qasabi është i armatosur vetëm me një mendje të mprehtë dhe guxim të rrallë. Mediet sociale Arabe në flakë Bota arabe është duke u çmendur nga seriali satirik 45-minutësh “Selfie“ i Al Qasabit, që është duke u shfaqur nga MBC (The Middle East Broadcasting Center), dhe diskutimi rreth këtij seriali satirik është i gjithi mllef i shfaqur në mediat sociale. Shumë njerëz duket se e përkrahin komedianin.

Por siç shihet nga Hashtag-ët si: #VdekjeNasserAlQasabi dhe #KerkohetKokaEAlQasabi-it, jo të gjithë janë të kënaqur nga ky serial. Al Qasabi e filloi serialin e tij me një zhurmë të madhe. Episoda e parë e “Selfie“ tregonte për një artist që hoqi dorë nga muzika dhe u bë klerik. Komediani i thumboi klerikët e pabesë dhe figurat fetare ekstremiste në Arabinë Saudite. Shumë arab ishin të zemëruar nga ky veprim, dhe e quajtën atë një mohues të fesë. Episoda vijuese shfaqë një baba arab i cili udhëton për në Siri në kërkim të të birit, i cili iu bashkua grupit ekstremist ISIS. Por që, në fund, babai përfundoi duke ju bashkuar edhe ai ISIS-it.

Përgjatë episodit, Al Qasabi prekë temat si : Torturat e ISIS-it dhe metodat e ekzekutimit që përfshijnë sharje dhe prerje të kokës Ai gjithashtu bën shaka edhe me të ashtuquaturën “seks xhihad “ të grupit famëkeq, në të cilin luftëtarët ngushëllohen dhe pastrohen duke bërë marrdhënie seksuale pas një dite te lodhshme duke mbytur njerëz- Praktikë kjo e cila nuk është e miratuar nga shumë klerik tradicional islamik. Episoda përfundon duke shfaqur të birin duke ja vënë thikën në gurmaz babait te tij dhe duke u përgatitur t`ja heq kokën. Shumë njerëz e përgëzuan Al Qasab-in për guximin e tij. Por të tjerët `bombarduan` llogarinë e tij në Tëitter dhe në mediet sociale me sharje dhe kërcënime. Komediani gjithashtu mori kërcënime nga llogari të ndryshme në mediet sociale që kanë lidhje me ISIS, por që Al Qasabi duket se të gjitha I përballoi me gjakftohtësi. “Llogaria ime në Tëitter është vërshuar me kërcënime, sharje te llojeve të ndryshme“ kishte shkruar ai në Tëitter. “Unë ju them të gjithëve qëndroni të qete dhe urime Ramazani. Seriali ështe vetëm në fillimët e tija“ Në Një artikull të këtij muaji në The American Interest, një ish zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, Michael Rubin, tha se humori duhet të jetë një nga mjetet për luftimin kundër islamikëve radikal.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here