Kombëtarja e Francës tashmë ka ardhur në Tiranë VIDEO

0

“Gjelat” e drejtuar nga Didier Dechamps kanë mbërritur mesditën e sotme në tokënshqiptare. Rreth orës 13:30, francezët kanë zbritur në Rinas, ndërsa janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.

Në pritjen e francezëve në aeroportin “Nënë Tereza”, përveç medieve, nuk kanë munguar edhe përkrahësit e kësaj kombëtareje. Tifozë të shumtë kanë nxituar drejt emravenjohur të futbollit në arenën ndërkombëtare. Më të kërkuarit ishin lojtarët e Juventusit, Paul Pogba dhe Patrick Evra, të cilët nuk kanë kursyer as autografët për tifozët shqiptarë. /Albeu.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Dcgz2wWWK0I

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here