Kolegët dhe qytetarët e presin si hero policin shqiptar që u plagos në Nju Jork

0

Amir Pali, i cili punon si polic në Nju Jork ishte plagosur gjatë një aksioni policor të shtunën mbrëma.

Lëndimi i tij ishte i rëndë, megjithatë, pas intervenimit të mjekëve në spitalin e Nju Jorkut gjendja e tij shëndetësore u stabilizua.

Pasi është lëshuar nga spitali ku ishte trajtuar, ai është pritur si hero nga kolegët e tij në Nju Jork, që për asnjë moment nuk i ndalën duartrokitjet derisa po hipte në veturë dhe po dërgohej në shtëpi, transmeton albinfo.ch.

Sipas mediave amerikane, ai ishte plagosur në bark, derisa së bashku me kolegun e tij po ndiqnin një person të dyshuar.

Departamenti i policisë së Nju Jorkut ka publikuar këtë moment prekës në profilin e tyre zyrtar në Facebook, ku përveç kolegëve që e pritën me duartrokitje aty kishte edhe qytetarë e familjarë.

26-vjeçari dukej shumë i gëzuar që i ka shpëtuar më të keqes, ku përkrah kishte gruan dhe prindërit, ndërsa për profesionalizmin e treguar edhe falënderuar nga policia e Nju Jorkut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here