Koha kur Erich Maria Remarque i kushton shtrenjtë libri që shkroi

0

Më 7 janar 1929 Erich Maria Remarque, lindur Erich Paul Remark, publikon në Berlin librin “Im Westen nichts Neues” (Asgjë të re nga fronti i perëndimit). Në një periudhë mbushur me re të një lufte të dytë, libri i Remarku kritikonte Luftën e Parë. “Unë shoh se si popujt në heshtje, pa e ditur, pa mend, me bindje, pa faj vrasin njëri-tjetrin…. se mendjet e mëdha shpikin armë dhe fjalë për ta bërë atë akoma më të rafinuar dhe të përjetshme”, thotë Remark me anë të protagonistit Paul Baumer. Nazistëve nuk u pëlqeu. Më 10 maj 1933, qeveria gjermane, me nismën e ministrit të propagandës, Joseph Goebbels, i shpalli të ndaluara dhe i dogji publikisht librat e Remarkut, i cili ikën nga Gjermania për të jetuar në Zvicër; gjatë kësaj periudhe mërgimi, Remark shkruan edhe romanin e njohur Tre shokët. Nazistët i vazhduan sulmet ndaj librave dhe karakterit të tij, duke thënë se ai ishte pasardhës i hebrenjve francezë dhe se mbiemri Remark, po të lexohet nga e majta në të djathtë jep Kramer (mbiemër i përhapur mes hebrenjve). Historianët thonë se çështja e mbiemrit vazhdon ende të citohet nga disa biografë të tij, përkundër mungesës së plotë të provave. Në vitin 1938, Remarkut iu hoq shtetësia gjermane; pas një viti ai emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe më 1947 u bë shtetas amerikan. Remark vdiq me 1970, 72 vjeç, në nje klinike në Locarno, Zvicër

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here