Kofshë pule sipas indianëve

0

Nevojiten:

▪ 4 kofshë të mëdha pule
▪ 3 decilitra jogurt
▪ 1 lugë çaji piper i kuq i bluar, djegës
▪ limon
▪ kripë, piper i zi
▪ 200 gramë oriz
▪ 5 lugë gjelle vaj
▪ erëza të përziera, xhenxhefil

Përgatitja:

1. Kofshëve të pulës u hiqen lëkura dhe eshtrat dhe mishi i mbuluar me najlon të tejdukshëm rrihet me çekan druri.

2. Në enë të veçantë bashkohen jogurti, lëngu i limonit, piperi i kuq i bluar djegës, xhenxhefili dhe erëza, kripë e piper i zi sipas shijes. Të gjitha përzihen mirë.

3. Mishi i kofshëve të pulës futet në marinadën e përgatitur, pastaj hiqet nga aty dhe shtrihet në tavën rezistuese ndaj zjarrit, të lyer me vaj. Përmbi mish derdhet marinada e mbetur dhe mishi piqet, derisa të zbutet, në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius.

4. Orizi zihet në ujë me kripë, ku janë hedhur disa pika vaj, pastaj kullohet nga lëngu i tepërt dhe shërbehet si garnir me ushqimin e përgatitur.

Këshillë shtesë: Mishi do të jetë shumë më i shijshëm po qe se lihet të qëndrojë në marinadë para se të piqet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here