“Kodra e Trimave” proteston para Stacionit Policor

0

Banorët e “Kodrës së Trimave” kanë protestuar sot para Stacionit të Policisë duke kërkuar që rruga kryesore “Vëllezërit Fazliu” të ketë më shumë pengesa për vetura.

banor-euml-t-e-kodr-euml-s-s-euml-trimave-protestojn-euml-n-euml-ldquo-rrug-euml-n-e-p-euml-rgjakshme-rdquo_hd

Kjo kërkesë vjen pas disa aksidenteve ku tash rruga ka nisur të quhet nga banorët si “rruga e përgjakshme”.

Banorët vlerësojnë se shtrimi i më shumë pengesave në rrugë do të ngadalësonte shpejtësinë e madhe që zhvillohet aty, transmeton koha.net.

Kjo është vetëm një nga kërkesat e banorëve të “Kodrës së Trimave”. Ata dje protestuan kundër ndaljes së energjisë elektrike, të cilën, sipas tyre, KEDS-i po e bën qëllimisht, edhe pse kanë të paguara faturat për shpenzim të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here