Koço Danaj: “Shqiptarët duhet të reagojnë bashkë”

0

Ideatori i Platformës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, deklaroi se pas luftës në Kumanovë, në lagjet të populluara më shqiptarë, qëndron skenari fashist i kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Në një intervistë për gazetën “Sot”, analisti Danaj thotë se shqiptarët dhe ndërkombëtarët duhet të stigmatizojnë kryeministrin maqedonas, pasi sipas tij, në portretin e Gruevskit qëndron diktatori Adolf Hitler. Ai kërkoi edhe më shumë angazhim nga politikanët shqiptarë, jo vetëm të Tiranës, por edhe të Prishtinës, të Shkupit, të Ulqinit, që të ndalojnë skenarin, sipas tij, fashist të Gruevskit. Danaj shprehet se politika shqiptare nuk mund të presë deri sa kryeministri i Maqedonisë të urdhërojë vrasje të tjera të shqiptarëve. Sipas analistit të marrëdhënieve ndërkombëtare, sot shqiptarët kanë të gjitha të drejtat të përdorin të gjitha llojet e mjeteve për të rrëzuar pushtetin e Nikolla Gruevskit. Danaj u shpreh edhe për rolin që kanë ndërkombëtarët në uljen e tensioneve në Kumanovë. Ai shprehet se ndërkombëtarët do të mbështesin çdo zgjidhje që do të marrin shqiptarët për veten e tyre. Danaj, nga ana tjetër, u shpreh mosbesues tek veprimet e politikanëve shqiptarë, duke deklaruar se janë vetë shqiptarët që mund të gjejnë zgjidhjen më të mirë për veten e tyre. Ai tha se sot nuk ekziston asnjë zgjidhje tjetër përveç bashkimit të shqiptarëve. Sa i përket situatës në vazhdim, Danaj parashikon rrëzimin e kryeministrit Nikolla Gruevski nga pushteti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here