Koalicioni qeverisës, unik rreth mbetjes së taksës 100 përqind ndaj Serbisë

0

Kërkesat e përfaqësusve të SHBA-së dhe BE-së që të hiqet taksa prej 100% ndaj mallrave të Serbisë nuk e kanë lëkundur koalicionin qeverisës në Kosovë.

Partnerët e koalicionit thonë se taksa nuk do të hiqet pavarësisht se kjo po shihet si pengesë për zhvillimin e dialogut me Serbinë.

Për masat ekonomike ndaj shtetit fqinj është deklaruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se taksa duhet të mbetet në fuqi derisa u angazhua që të mos dëmtohet partneriteti me SHBA-në.

“Taksa 100% i ka bërë mirë Serbisë dhe ka qenë reaksion i një  agresiviteti që e ka sjell Serbia për faktin se Serbia për një kohë të gjatë ka qenë agresive dhe nuk e ka respektuar Kosovën” u shpreh Veseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here