KNKK fiton qasje të pakufizuar tek të burgosurit e Kosovës

0

Ministria e Drejtësisë(MD)e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), dhe Komiteti Ndërkombëtarë i Kryqit të Kuq (KNKK), sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, për qasje dhe monitorim të qendrave të paraburgimit dhe qendrave korrektuese. Përmes këtij memorandumi KKNK-së u lejohet qasje më e lehtë në qendrat në fjalë për monitorimin dhe krijimin e kushteve adekuate të burgimit dhe trajtim human në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e njohura ndërkombëtarisht.
Në këtë marrëveshje parashihet që KNKK-ja të ketë qasje të plotë dhe të pakufizuar tek personat e privuar nga liria dhe që janë nën juridiksionin ose kontrollin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë se Punëve të Brendshme në të gjitha fazat e burgimit, pavarësisht se a është ngritur kallëzim penal ndaj tyre apo jo, dhe pavarësisht se a janë të dënuar apo jo.
Sipas kësaj marrëveshje, KNKK-së i lejohet vizita në të gjitha objektet të cilat përdoren për të burgosurit, duke iu siguruar qasje në të gjithë objektin e burgut, përfshirë këtu edhe intervistat private me të burgosurit si dhe kontaktet me familjarët e tyre.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kurse për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqi të Kuq, ka nënshkruar Agim Gashi, shef i misionit në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here