KMFP kërkon ngritjen e përgjegjësisë në shpenzimin e parasë publike

0

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP), i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Ali Sadriu zv.kryetar i parë i Komisionit, ka shqyrtuar Raportin vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2014. Në këtë takim merrte pjesë edhe ministrit për Ekonomi dhe Financa, Avdulla Hoti.

Nga takimi dolën disa rekomandime që u tha se kanë për qëllim ngritjen e përgjegjësisë tek institucionet në shpenzimin e parasë publike, duke forcuar funksionin e auditimit të brendshëm në Kosovë dhe rritjen e llogaridhënies së menaxhmentit. Këto rekomandime pritet të aprovohen në takimin e radhës së këtij komisioni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here