KMDLNJ: Ndaj aktivistit të VV-së është ushtruar dhunë brutale

0

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria më 29 dhjetor kanë vizituar Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

KMDLNj ka pranuar informatë se ndaj një qytetari është përdorë dhunë dhe se i njëjti ndodhet në Qendër të Ndalimit në Prishtinë. KMDLNj ka vizituar Qendrën dhe takoi të ndaluarin në fjalë , Egzon Azemi, 20 vjeçar nga Prishtina.

Egzon Azemi aktivist i VV ishte arrestuar një ditë më parë (28.10.2015 ), rreth orës 18:00, afër kinemasë ABC në Prishtinë, pasi kishte sulmuar me vezë ministrin e bujqësisë së Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi.

“E. A. aktivist i VV pohoi se është sulmuar nga vet ministri së bashku me 5 rojet e tij. Të njëjtët për 15 minuta kishin vazhduar ta rrahin të riun deri sa kishte ardhur policia e Kosovës. E. A. aktivist i VV pohoi se edhe njëri nga policët (pohon se mund ta identifikojë) e ka maltretuar duke i shtypur me këmbë kokën në tokë”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Gjatë vizitës së monitoruesve të KMDLNj–së vëreheshin shenja të dhunës në kokë dhe fytyrë.

Pas arrestimit i lartcekuri pohoi se është dërguar për ekzaminim mjekësor në Qendrën Emergjente në QKUK në Prishtinë. Gjithashtu sot ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe gjatë vizitës së monitoruesve pritej ekipi mjekësor i QKUK–së.

I lartcekuri pohoi se është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk kishte vërejtje në sjelljen e stafit të Qendrës së Ndalimit.

“KMDLNj kërkon të zhvillohen hetime për dhunën e ushtruar si nga Prokuroria e Shtetit ashtu edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës. Në bazë të asaj që shihej gjatë monitorimit, është ushtruar dhunë brutale dhe si e tillë është e dënueshme. KMDLNj kërkon hetime të shpejta për rastin në fjalë. Për KMDLNj – në është e papranueshme sulmi me vezë mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk e arsyeton dhunën”, thuhet në njoftim.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here