Klosi i përgjigjet Isa Mustafës: Për luftën e Kosovës nuk kanë gojë të flasin ata që u fshehën nëpër skuta

0

Një emision në Radiotelevizionin e Kosovës, RTK, ku ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi ka folur për ca të vërteta të asaj kohe, ka irrituar Kryeministrin aktual të Kosovës, Isa Mustafa.
Në një reagim të tij në rrjetin social Facebook, zoti Mustafa i kundërvihet ashpër Klosit, madje e akuzon atë se Shërbimi Informativ i drejtuar prej tij.
Mirëpo po kaq i ashpër është dhe reagimi i Klosit kundër Mustafës në ‘DITA’.
Sipas Klosit, të vërtetën e luftës për çlirimin e Kosovës “e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj. Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta”…
– Zoti Klosi, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ju ka sulmuar dje shumë ashpër lidhur me një intervistë tuajën në mediat kosovare. Ai ju sulmon direkt ju kur thotë: “SHIK¬u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare”. Si u ndjetë kur lexuat etiketimet e zotit Mustafa?
– Më vjen shumë keq që një politikan, që sot pretendon të qeverisë Kosovën, acarohet kaq shumë nga opinion i një qytetari, opinion që nuk vjen nga informacione sekrete, është thjesht një opinion i formuar gjatë përcjelljes së gjithë aktivitetit politik, publik të Z. Rugova.
– Ju kini folur për UÇK-në si protagoniste e luftës për çlirimin e Kosovës. Çfarë mendoni se i ka “djegur” zotit Mustafa nga intervista juaj?
– Sigurisht, duke u hequr se po mbron figurën e Rugovës, ai përpiqet të justifikojë sjelljen dhe qëndrimin e tij lidhur me luftën e UÇK-së.
– Sipas jush, a e ka përshpejtuar apo ngadalësuar çlirimin e Kosovës Ibrahim Rugova?
– Nëse SHIK-u u përpoq ta përçante apo ta kompaktësonte UÇK-në, këtë e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj. Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta të rehatshme, sa më larg saj. /DITA/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here