“Kloni” që zëvendësonte Stalinin

0

Për dekada me radhë në Rusi qarkullonin fjalë që, Jozef Stalini kishte një “binjak” identik me të, i cili e zëvendësonte atë herë pas here gjatë situatave të caktuara. Pas viteve trillimi dhe thashethemesh, më në fund ai vendosi që të zbulonte të vërtetën.

Felix Dadaev, një ish-balerin dhe zhongler, ishte urdhëruar në Kremlin për të punuar si Stalini i dytë. Dadaev ishte i detyruar të heshte për më shumë se gjysmë shekulli, nga frika e një dënim me vdekje. Por në vitin 2008, në moshën 88-vjeçare dhe me aprovimin e dukshëm të regjimit të Putinit, ai më në fund doli hapur me shkrimin e autobiografisë së tij.

Autobiografia e Dadaevit shpjegon se ai ishte një nga katër meshkujt e punësuar për të imituar liderin suprem, duke e zëvendësuar atë në momentet që kalonte me autokolonat, në mitingje, në kronikat ose dokumentaret, etj.

Dadaev ka lindur në malësitë e Kaukazit, të Dagestanit dhe kur familja e tij u shpërngul në Grozni, në Çeçeni, ai filloi të merrte mësime baleti. Kur nisi Lufta e Dytë Botërore, ai duhej të luftonte por ishte plagosur rëndë gjatë çlirimit sovjetike të Groznit, në 1942, sa familja e tij u njoftua se kishte vdekur.

Ai ishte një nga shtatë trupat e dorëzuar në spital, por arriti të mbijetonte bashkë me një djalë tjetër. Ai u shërua dhe “vdekja” ishte fillimi i një jete të çuditshme të dytë. Së shpejti ngjashmëri e tij me Stalinin 60-vjeçar ( për të cilën ngacmohej shpesh edhe në shkollë), ra në sy të agjentëve sovjetikë të inteligjencës, të cilët filluan duke përdorur atë për të shpëtuar Stalinin e vërtetë nga komplotet e vrasjeve dhe ceremonive publike.

Një mbrëmje në vitin 1943, ai u dërgua në një vilë pranë Moskës ku zyrtarët nga NKVD (paraardhës të KGB-së), kërkuan që ai të krijonte një identitet të ri dhe të veçantë.

“Unë kam qenë i përkëdhelur, natyrisht. Isha krenar që ngjaja me udhëheqësin, krenar për të menduar se çfarë miqtë e mi që, më ngacmonin në shkollën lidhur me këtë, se çfarë do të mendonin tani”, shkruan ai.

Dadaev ishte 20 vjeç, kur ai duhej të dukej si Stalini i cili ishte shumë më i vjetër. Por me makijazh dhe me vuajtjet e luftës ai mundi të ngjante si një 60-vjeçar.

“Edhe kur isha i ri, miqtë e mi bënin shaka se unë dukesha si Stalini”, kujton ai.

Trajnuar me kërkesën personale të Stalinit, Dadaev mori pjesë në mitingje dhe takime nëpër Bashkimin Sovjetik i veshur me markat e liderit, me kapelën e Ushtrisë së Kuqe dhe me një pallto të rëndë të praruar me medalje. Ai shikonte filma dhe fjalimet e Stalinit për të përsosur mimikë e lëvizjes së tij dhe intonacion. Disa thonë se Dadaev, si shumë prej imituesve të tjerë të Stalinit, u trajnuar nga Alexei Diky, një aktor i cili ka luajtur rolin e Stalinit në filma propagandistike.

“Ne kishim përjetuar të gjithë aq shumë vuajtje, sa dukesha shumë më i vjetër se sa isha”, shkruan Dadaev.

Dadaev nuk duhet të imitonte përkryer vokalin, por vetëm pamjen dhe mënyrën e të shkruarit. Ai ia doli aq mirë sa, shokët e afërt të Stalinit nuk e dalluan që ishte një “sozi”.

“Në kohën time makijazhi dhe të trajnimi ishin të plotë, unë isha si ai në çdo mënyrë, me përjashtim ndoshta të veshëve e mi. I kisha shumë më të vegjël se Stalini”, shkruan Dadaev.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here