Klitschkov mbron titullin e botës në boks kundër Bryant Jennings (video)

0
Boksieri Wladimir Klitschko e ka mbrojtur titullin e botës në boks për të 18-ën herë me radhë me një vendim unanim pikësh të gjyqtarëve ndaj amerikanit Bryant Jennings.
Me këtë fitore, Klitschko, 39 vjeç tani ka 64 fitore e 3 humbje, kurse Jennings, 30 vjeç ka 19 fitore e 1 humbje. Dy gjyqtarë e vlerësuan ndeshjen 116 me 111 për Klitschkon, kurse i treti 118-109 për ukrainasin, i cili ka humbur 1 pikë në rundin e 10 për mbajtje të tepruar. Jennings e filloi ndeshjen duke u mbrojtur, kurse nga pjesa e tretë e 12 rundeve u bë më agresiv duke i shkaktuar dhe një prerje Klitschkos poshtë syrit të tij të majtë. Klitschko u përgjigj me disa kombinime të rrezikshme duke dhënë goditje të ashpra me të djathtën e tij të fortë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here