Klinika e Gjinekologjisë proteston kundër një lajmi në media

0

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës sot do të mbajnë një protestë njëorëshe.

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës sot do të mbajnë një protestë njëorëshe, si reagim ndaj mediave elektronike dhe atyre të shkruara sa i përket lajmit rreth lindjes së pacientes Sabile Krasniqit në korridoret e klinikës.

Kjo protestë do të organizohet bashkë me shoqatën e obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës, shoqatën e mamive të Kosovës, përfaqësuesit në odën e Mjekëve nga KOGJ, Odën e infermierëve dhe të profesionistëve të tjerë shëndetësor, si dhe më sindikatën pranë klinikës së Gjinekologjisë.

Sipas tyre, kjo grua nuk ka lindur në korridorin e spitalit të Gjinekologjisë, por ka lindur brenda sallës së lindjeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here