Klinë:Shënohet dita e të zhdukurve

0

Në shënimin e kësaj ngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Bashota.Në rrjetin social Facebook Bashota shkruan për këtë ngjarje që u shënua si një “pjesë e historisë dhe fatit të dhimbshëm të këtij populli”.Ja postimi i kryetarit të Klinës:

63786_10152857470604372_5504039833165135597_n

“Më 4 prill, në Klinë u shënua një ngjarje e dhimbshme, 16- vjetori i kidnapimit të qindra qytetarëve të Komunës së Klinës. Ditë kjo, që kujton një plagë, e cila akoma shumë rëndon shpirtrat e qytetarëve të Komunës së Klinës dhe të Kosovës.
Kjo ditë e 4 prillit, për qytetarët e Klinës, shënon një pjesë të historisë dhe fatit të dhimbshëm të këtij populli. Klina me rrethinë shembull i gjenocidit mbi një popull, por edhe e rezistencës së pamposhtur në rrugën e idealit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kjo ngjarje, e ndodhur në këtë ditë të vitit 1999, është dëshmi e krimit dhe shfrenimit të një regjimi të egër e makabër mbi një popull që po synonte të ndërtonte lirinë e të drejtën e vet për mëvetësi e përbashkësi me botën e lirë, për progres e demokraci moderne në vendin e vet, e në paqe me të tjerët.

Në prill të vitit 1999, është kryer masakra e njohur e Kralanit dhe e Pastaselit, ku janë vrarë e zhdukur 135 shqiptarë, banorë të qytetit të Klinës dhe të lokaliteteve të tjera të kësaj komune. Një pjesë e këtyre të zhdukurve në këto vend janë gjetur, ndërsa për rreth gjatëdhjetë të tjerë fati i tyre akoma ka mbetur i pandriçuar.

11146223_10152857470714372_5854518563355484857_n

Që nga ajo ditë e ndarjes së këtyre vlerave të çmuara të kombit, i mbajtëm zemrat të ndezura prush, sepse e dinim se, siç vjen agu pas një nate të gjatë, ashtu do të vije dita e mëngjesit kombëtar, liria e bardhë për popullin shqiptar të Kosovës.

Janë këta martirë dhe dëshmorë të kombit të cilët nuk u pajtuan me okupimin e tokës së tyre të larë më gjak ndër shekuj. Këta nuk deshën që trualli e tyre i lashtë iliro-dardan të jetë nën kthetrat e okupimit të gjakësorit shekullor. U martirizuan që kullat tona të mbeten, siç janë sot, fortesa e fole të shqiptarisë.

Edhe amaneti i këtyre të rënëve, edhe i gjithë atyre personave që akoma nuk janë gjetur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, ishte ta bëjmë Kosovën të lirë, të pavarur, përparimtare, një Kosovë që nuk e ndal ecjen e saj nga e ardhmja.

Lavdi gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here