Klinasët kosovar xhihadist në Siri (foto/video)

0

Gazeta Zëri, ju sjell pamje të reja të familjes Hasani nga Klina, që u janë bashkuar luftës në Siri. Pamjet tregojnë pjesëtarë të kësaj familje, të armatosur në luftën e Sirisë, përfshirë edhe disa video ku shihen duke luftuar.

Gazeta një ditë më parë ka shkruar për këtë familje, e cila vjen nga fshati Grabanicë komunës Klinës, ku prej një shtëpie në Siri kanë shkuar dhjetanëtarë, përfshirë gra dhe fëmijë të moshës nën 8 vjeç.

Atje gjenden tre vëllezëtit, Arben Hasani (38 vjeç), Adnan Hasani (34 vjeç), Ekrem Hasani (29 vjeç), dy prej të cilëve kanë marrë me vete edhe gratë së bashku me 5 fëmijët e tyre të mitur.

Ndërsa Arben Hasani, i cili ka ndërruar edhe emrin, tani thirret Ebu Hasan, nuk ka arritur që të marrë gruan dhe tre fëmijët e tij, të cilët siq ka treguar nëna e tij për Zërin, ‘nuk ka arritur që t’ju rregulloj dokumenet’.

Ebu Hasan (Arbeni), ka edhe profil në ‘Facebook’. Ai nuk nguron të postojë foto me armë në duar, madje edhe video duke luftuar.

Me mjekërr të lëshuar, tashmë sikur të gjithë ata që po i bashkangjiten ISIS-it, Arbeni shihet me armë në duar, me pjesëtarë tjerë të ISIS-it, si dhe kohë pas kohe ai poston thënie, ku bën thirrje për luftë në emër të Allahut.

Madje ai edhe ‘përqesh’, forcat e mëdha botërore që nuk po mund të mposhtin Shtetin Islamik.

“Thojn amerika superfuqi, anglia, franca, jordani etj. Sa qudi krejt kto superfuqi spo mujn me mposht shtetin islamik. deuletul islam’, ka shkruar Ebu Hasan më 27 dhjetor 2014.

Kurse në një postim tjetër, të shkruar më 16 janar, Ebu Hasan thotë se lufta është arma e islamit për të sjellur paqe.

”Thon Islami eshte paqe. E VERTET NEPERMJET LUFTES E SJELL PAQEN”.

Në emër të Allahut, ai thërret myslimanët që t ‘ju bashkohen luftës në Shtetin Islamik.

Ndryshe, familja Hasani nga Klina ka katër muaj që kanë shkuar në Siri, ndërsa në Kosovë përveq njërës grua me tre fëmijë, ka mbetur edhe nëna e tyre së bashku me djalin e katërt të pamartuar./Zeri/.

auto_Ebu_Hasan_41422604994

auto_Ebu_Hasan_31422604991

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here