Kleriku islam: Tërmetet i shkaktojnë gratë, se vishen në mënyrë provokuese (Video)

0

Një klerik i shquar në Teheran, Ajatollah Kazim Sadeghi thotë se gratë që vishen në mënyrë provokuese shkaktojnë tërmete, sepse ata provokojnë njerëzit në imoralitet.

Kleriku e bëri akuzën e egër gjatë lutjeve të mëngjesit të ditës së djeshme. Në një video të postuar në YouTube ai thotë “Kur përhapet imoraliteti, tërmetet shtohen. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të rikthehesh në fe dhe të përshtatesh me sjelljen Islame”, shtoi ai.

Sadeghi mban pozitën e dytë më të fuqishme pas Khamenei-t, i cili është udhëheqësi zyrtar i lutjeve.

Irani ka vuajtur shumë nga tërmetet, një që goditi qytetin Bam vrau mijëra njerëz në vitin 2003.

Sadeghi nuk është figura e parë fetare që fajëson sjelljen e njeriut si shkak i fatkeqësive natyrore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here