KKSB-Malishevë: “Migrimi nuk është zgjidhje, nga ai përfitojnë vetëm trafikantët”

0

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi(KKSB), i Komunës së Malishevës e ka vlerësuar sot në një takim si të dëmshme dukurinë e migrimit ilegal që ka ndodhur së fundi në Kosovë. KKSB sipas një njoftimi nga Zyra për Informim Publik e Komunës së Malishevës, ka vlerësuar se migrimi nuk është zgjidhje dhe se përfituesë të vetëm nga kjo dukuri janë trafikantët.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të KKSB të Malishevës, lidhur me migrimin ilegal:

Deklaratë

“Migrimi ilegal i qytetarëve të Kosovës, jashtë vendit, kryesisht në shtetet perëndimore, është një dukuri negative dhe shqetësuese, dukuri e cila ka prekur edhe qytetarët e Komunës së Malishevës. Të gjithë ne, duhet të angazhohemi deri në maksimum, që kjo dukuri të ndërpritet, pasi kjo nuk është zgjidhje për qytetarët e Komunës së Malishevës. Rruga e migrimit ilegal, është rrugë e rrezikshme për jetën e atyre që marrin këtë rrugë, është e mundimshme dhe shumë e kushtueshme, e pa asnjë përfitim. Përfitues të vetëm të kësaj dukurie janë trafikantët, prandaj mos bini pre e mashtruesve, sepse kjo më së shumti ju dëmton ju dhe familjet e juaja. Kjo dëmton edhe imazhin e Kosovës dhe të Malishevës dhe dëmton shumë rëndë procesin e integrimit të Kosovës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here