Kjo nënë braktisi dy fëmijët e saj për tu bërë nuse xhihadiste (Foto)

0

26 vjeçarja Jasmina Milovanov nga Sydeny i Australisë braktisi dy fëmijët e saj të moshës pesë dhe shtatë vjeçare për të shkuar në Siri. Ajo i la fëmijët me dadon e tyre dhe iu bashkua Shtetit Islamik.

Gruaja e konvertuar në islam i kishte thënë dados së fëmijëve se po shkonte për të marrë makinën, kur kishte lënë shtëpinë dhe nuk ishte kthyer më kurrë, transmeton Gazeta Express.

Pastaj ajo i kishte shkruar një sms ish-burrit të saj turko-australian, derisa ai ishte në Turqi duke i treguar se ajo ishte në Siri, duke i kërkuar që të kujdesej për fëmijët e tyre.

Nëna e saj është e dëshpëruar dhe kërkon kthimin e saj.

“Ndoshta asaj i është shpërlarë truri, është e re dhe naive dhe ne vetëm mund të lutemi”, u tha mediave ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here