Kjo mrekulli nënujore ndodhet në Gjirokastër

0

Këto foto të bëra shumë pranë Gjirokastrës tregojnë tri mrekulli nënujore, siç janë shpellat nënujore të Viroit, Skotinin dhe Petranik.

Këtë herë magjia e botës nënujore shqiptare është fokusuar në aparatin e fotografes polake, Irena Stangierska. Fotot janë marrë gjatë një udhëtimi që një  grup zhytësish mes tyre dhe Irena kanë bërë në jug të Shqipërisë në korrik të 2015-s në faqen borepanda.com

Mbresat më të mëdha kanë qenë në shpellën e Viroit. Ajo është zbuluar këtë vit nga eksploratori Krzysztof Starnawski në një thellësi 249 m. Liqeni i Viroit është monument natyror që prej vitit 1982 dhe ndodhet 3 km larg qytetit të Gjirokastrës.

Liqeni artificial me sipërfaqe ujore prej 17,5 ha që ushqehet nga ujërat e burimit të Memes, është i rrethuar nga një park pishash të egra, që e bëjnë këtë hapësirë një prej atraksioneve më të rëndësishme natyrore pranë Gjirokastrës.

The-Magical-Underwater-World-of-Albanian-Caves9__700The-Magical-Underwater-World-of-Albanian-Caves8__700The-Magical-Underwater-World-of-Albanian-Caves10__700The-Magical-Underwater-World-of-Albanian-Caves11__700The-Magical-Underwater-World-of-Albanian-Caves12__700The-Magical-Underwater-World-of-Albanian-Caves13__700The-Magical-Underwater-World-of-Albanian-Caves14__700The-Magical-Underwater-World-of-Albanian-Caves15__700The-Magical-Underwater-World-of-Albanian-Caves17__700

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here