Kjo është vajza që u vetëvra, dyshohet se ishte ndarë nga i dashuri

0

Vajza në foto është Klea Shyti, 20­ vjeçare nga qyteti i Fierit.

Tragjikisht, Shyti vendosi të vetëvritej ditën e djeshme, rreth orës 21:00, duke u hedhur nga kati i 11’të i një pallati në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Parkut të Autobusëve, ku Klea u ngjit në katin e 11­’të të pallatit dhe u hodh në sheshpushimin e brendshëm të tij, shkruan Panorama.

Sipas hetimeve paraprake, Shyti sapo ishte ndarë nga i dashuri dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku për kryerjen e aktit ekstrem.

Nga vëzhgim i rrjeteve sociale, Klea ndodhet në disa fotografi në shoqërinë e një djali, që dyshohet se mund të ketë qenë i dashuri i saj.

Emri i tij nuk figuron nëpër foto, por nga komentet të gjitha gjasat janë që të jetë pikërisht ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here