Kjo është vajza që thuhet se u gjet sot e vdekur në bjeshkët e Deçanit

0

Trupi i pajetë i cili u gjet sot në bjeshkët e Deçanit sipas burimeve të mediave kredibile është i Donjeta Pajazitiit nga Strellci i Deçanit e cila shihet në foton me këtë tekst.

Ajo është zhdukur më 9 nëntor dhe askush nga familjarët e saj nuk ka ditur gjë për të deri tani.

Vëllai i Donjetës, Shkumbin Pajaziti pak kohë pas zhdukjes së motrës së tij kishte rrëfyer për Gazetën Express momentin e fundit kur është takuar me të. Sipas tij, më 9 nëntor rreth orës 14:40, 24 vjeçarja është larguar nga shtëpia e tyre në Strellc të Ulët për të shkuar në punë. Por ai me bindje thotë se familje asnjëherë nuk kanë pasur probleme me askënd apo motra e tyre ishte lidhur me ndonjë djalë.

“Në ora 14:40 ka dal prej shtëpisë dhe më nuk është kthyer. Donjeta ka punuar Marketin Liridoni në Pejë”, ka thënë vëllai i saj për Express.

“Deri me tash s’kemi pas asnjë problem me askënd. Edhe aty ku ka punuar në marketin Liridoni janë çudit kur ajo është zhdukë. S’ka pas lidhje me kërkon”, ka thënë ai.

Ai kishte thënë se informatën se motra e tij nuk është në punë e kishte marrë nga djali i tezës, Eni Ujkani, sepse të dy punojnë bashkë. Sipas Shkumbinit, ai i kishte pyetur pse Donjeta nuk ka dalë në punë.

“Tezaki i cili punon aty na ka telefonuar neve dhe na ka pyetur pse Donjeta s’ka ardhë në punë. Na i thamë atij që ajo u nis me shku në punë dhe më se kemi pa”, ka treguar vëllai i saj pasi morri këto informata.

Pos kësaj, ai ka theksuar se punëtorët e marketit disa herë e kishin thirrur Donjetën në telefon por askush nuk është përgjigjur. Thirrjet kanë vazhduar deri në ora 19 e mbrëmjes kur më pas telefoni i saj është ndalur.

“Deri në ora 7 e ca minuta e mbrëmjes ajo e ka pas telefonin e hapur. Dikush më pas e ka ndalë telefonin dy herë dhe më pas telefoni është ndalur”, ka treguar Shkumbini.

Pas kësaj familja, në mbrëmje e ka paraqitur rastin në Policinë e Pejës për zhdukjen e Donjetës.

Donjeta Pajaziti është e lindur 20.07.1991, është bjonde e gjatë rreth 170-175m. Ajo në ditën kur ka humbur kishte të veshur xhinse dhe një xhaketë të zezë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here