Kjo është shtëpia e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së-ja gjendja e saj

0

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiqmari e ka vizituar shtëpinë ku ka qenë i vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Në këtë shtëpi ka ndodhur historia. Është shtëpia e xha Nezës në Divjakë. Kam pasur rastin dhe nderin që të kaloja këtu javë dhe muaj të tërë në vitin 1989, në kuadrin e përpjekjeve tona për liri. Ajo do të shndrrohej më vonë në seli të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, ka postuar Kiqmari dje në llogarinë e tij në Facebook. “E vizitova sot për të rifreskuar dhe rikujtuar gjithë ata njerëz të guximshëm e bujarë dhe gjithë ato ngjarje që përbëjnë themelin e lirisë sonë”, ka përmbyllur ai.

Gjendja fizike e shtëpisë së SHP të UÇK-së duket e mjerë, oborri i saj pa asnjë përkujdesje. Komentatorët e ambasadorit kanë ngritur iniciativa për renovim e gatishmëri për ndihmë në këtë aspekt.

22020_859285627493823_3594678941519304348_n

11755729_859284870827232_4651999159660369595_n

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here