Kjo është modelja kanadeze që po e lufton ISIS-in

0

Një modele jo fort e njohur 46-vjeçare kanadeze vendosi disa muaj më parë që të braktiste gjithçka, për të luftuar kundër ISIS-it në Siri.

Tiger Sun braktisi pasionin për fotografinë dhe modelimin, pasi pa aktet makabre të ISIS.

Ajo u trajnua për përdorimin e armëve nga Heval Berxodan, një ish-ushtarak holandez, i njohur nga kurdët dhe luftëtarët e tjerë të huaj në radhët e kurdëve, si “skifteri holandez”.

Pas trajnimit, Sun shkoi në terren për të luftuar.

Ajo luftoi për katër muaj, por në fund të qershorit u detyruar që të rikthehet në Kanada, për shkak të një infeksioni në këmbë dhe kequeshqyerjes.

Sun ka folur për mediat e vendit të saj, duke treguar tmerret e atyre që ka parë.

“Kam parë një fëmijë të vdesë nga një minë dhe një gisht në një postbllok të cilin e morëm nën kontroll.

Po kërkoja për trupin, por nuk e gjeta.

Sa për ISIS, ata janë një grusht njerëzish asocialë, që pretendojnë se janë më të mëdhenj nga ç’janë në të vërtetë”, thotë Tiger Sun.

Ajo thotë se sapo të marrë veten, do të rikthehet në Siri të luftojë, pasi është e shqetësuar për miqtë e saj atje.

Për më tepër, Sun thotë se i pëlqen të luftojë.

 

modelja1modelja2modelja3modelja4modelja5modelja6modelja7modelja8modelja9modelja10modelja11

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here