Kjo është java e fundit e sezonit të orës dimërore

0

Këtë vikend bëhet ndrrimi i orës, kalon nga ora dimërore në atë verore. Ndrrimi do të bëhet në natën e së shtunës dhe të dielës, përkatësisht nga 2 të mëngjesit, kalon në ora 3.

Një orë e gjumit do të “humbet”, por do të përfitojmë dritën e ditës një orë më tepër, në mbrëmje. Ky ndryshim do të zgjas deri në muajin tetor, saktësisht në datat 28-29 tetor 2018, njofton PortaliOnline.

Ky aplikim i ndryshimit të orës bëhet në tërë Evropën gjeografike.

Kjo ka ngjallur mjaftë polemika në kuadër të shteteve të BE-së. Shumica e deputetëve evropianë e shohin këtë si “të dëmshme për shëndetin”. Por, edhe pas bisedimeve të shumta që janë bërë dhe propozimit për mos lëvizjen e orës, prapë nuk ka ndonjë vendim nga Këshilli i Evropës./PortaliOnline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here