Kjo është gruaja e liderit të ndjerë palestinez, Jaser Arafat

0

Suha Arafat, është e veja e ish kryetarit të autoritetit palestines Jaser Arafat. Suha është e lindur
në Jerusalem më 17 korik 1963 nga një familje katolike që jetonte në Nablus dhe më pas në Ramallah, të dy këto qytete atë kohë nën sundimin e Jordanisë. Babai i saj Daoud Tawil një bankier i shkolluar në Oxford dhe i lindur në Jaffa (tash pjesë e Tel Avivit). Ai kishte shtrirë biznesin e tij edhe në West Bank edhe në Jordan.

Nëna e Suhas, Raymonda Hawa Tawil e lindur në Acre, pjesë e familjes së Haëa. Ajo ka qenë poete dhe shkrimtare. Fillon të meret me politikë aktivë në vitin 1967 ndërsa arestohet nga forcat izraelite duke u bë kështu një yll mediatik. Gjithashtu ajo ka pasur një profil të begatshëm në gazetari. Suha është katolike. Suha ka ndjekur shkollimin në shkollën Motrat Rosary në Beit Hanina të Jerusalemit. Si 18 vjecare shkon në Paris për studime ku jeton bashkë me motrën e saj më të madhe e cila ka qenë e martuar me Ibrahim Souss, ambassador palestines në Francë.

Si studente ajo ka qenë lidere e Unionit të studentëve palestines në Francë duke organizuar kështu protesta ndaj dhunës izraelite tek teritoret palestineze. Ajo me motrën dhe nënën e saj takojnë Arafatin në vitin 1985 kur ai e ka vizituar Francën në vitin 1989 duke shërbyer kështu si përkthyese teksa ai ka pasur takime me zyrtarë të lartë francez. Shumë pak kohë pas vizitës në Paris, Arafat i bën thirje Suhës që të shkojë të punojë me të në Tunisia ku vepronte Arafati dhe qeveria e tij palestineze. Suha martohet me Arafatin në vitin 1990 në kur ajo ishte 27 kurse ai 61 vjec.

Ato kanë vetëm një vajzë, Zahwa e cila ka marë emrin e nënës së Arafatit. Suha konvertohet në islam në momentin e martesës. Gjatë martesës së tyre ajo është munduar të ndahet nga Arafati disa herë por nuk është lejuar. Ajo ka thënë se dashuron atë por martesa me Arafatin ka qenë një gabim. Në vitin 2004 kur Arafati ka qenë në spital në Paris ajo është lutur që të kthehet nga koma. Arafat vdes më 11 nëntor 2004.

Suha-Arafat

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here