Kjo është dieta që ju nevojitet

0

Po, mirë e keni lexuar! Programi i ri i ushqimit është gjithnjë e më popullor nëpër rrjetet shoqërore dhe për çdo ditë lejon konsumimin e pastës, patateve, hamburgerëve dhe “gjynaheve” tjera të njelmëta, e të humbni në peshë.

 Çelësi i kësaj “jodiete” qëndron në radhitjen si duhet të shujtave dhe është e thjeshtë për ta aplikuar. Gjatë dietës duhet të keni tri shujta në ditë dhe secila shujtë duhet t’i takojë njërës nga këto tri grupe, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shujtat e kuqe (600-800 kalori)

Kjo është shujta e preferuar, sepse mund të hanin gjithçka – derisa kanë më pak se 800 kalori. Këtu përfshihen hamburgerë, pasta, patate të skuqura, pica me suxhuk, kafjall anglez… Dhe, në përgjithësi të gjitha ushqimet e njelmëta nën numrin e kalorive.

Sandviç me proshutë

Piqni tri pjesë proshutë, e në bukë shtoni keçap dhe vendosni proshutën. Shërbehuni edhe me lëng portokalli dhe kafe me qumësht (780 kalori).

 

Shujtat e portokallta (400 kalori)

Shujtat e portokallta nënkuptojnë ushqim më të lehtë, që mund lehtë të përmbushet, e 400 kalori janë më shumë se mjaftueshëm që të ngopeni për disa orë. Këtu mund të zgjidhni pemë, jogurt me pemë dhe muesli, makarona me djathë. Disa shujta përfshijnë edhe peshk me oriz integral, sallatë me ton dhe keksë. Nëse nuk keni kohë të përgatisni, ja shembulli:

Sandviç me ton

Përzieni 100 g tun me një lugë majonezë dhe pak biber. Krejt këtë e vendosni në bukë integrale, shtoni disa pika lëng limoni dhe sallatë të gjelbër (rreth 390 kalori).

 

Shujtat e verdha (më pak se 210 kalori)

Këto janë shujtat më dietale në listë, por janë edhe të shijshme. Kush nuk pëlqen “smoothie” të njelmët nga bananet, sallatën me sardele ose vezët e fërguara me sallatë sezonale? Edhe pse 200 kalori tingëllojnë shumë pak, në fakt mund të përgatisni shujtë të kënaqshme.

 

Omëletë me kërpudha

Përgatitni omëletë nga dy vezë me pak kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës, shtoni dy kërpudha të mëdha që po ashtu do t’i piqni (180 kalori).

 

Ushqimet e grimcuara dhe alkooli

Edhe pse në disa dieta me javë duhet të shmangni krejt çfarë është e ëmbël dhe e njelmët – “jo-dieta” lejon që tri herë në ditë të hani diçka të ëmbël. Nëse nuk i pëlqeni ëmbëlsirat, me këtë rast mund të pini një gotë të pijes së preferuar alkoolike apo të hani ushqime të njelmëta të grimcuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here